Lexoni edhe:
Zbulohet si i bëri milionat Loredana
Kur edhe pak na ndan nga fillimi i “Dance with Me”, Alketa Vejsiu po mbledh fuqitë në ishullin e vipave.
Moderatorja po shijon disa ditë relaksi në Mykonos, në një vend të rrethuar nga ambjente luksoze dhe pamje të mrekullueshme, Alketa ka vendosur të pozojë me një sufllaqe në dorë.
Zbulohet si i bëri milionat LoredanaLexoni edhe:
“Po, vij deri këtu për të shijuar një sufllaqe greke,”-ka shkruar Vejsiu krahas fotos.
Mirëpo mesa duket ky postim i moderatores ka shqetësuar një fans të saj, i cili i frustruar ka akuzuar Alketën se nuk ka lënë vend pa bërë foto.
“Nuk latë pa publikuar vetëm kur jeni në banjom bjeri qemanesë… vipsat shqiptare”, i shkruan ndjekësi.
Mirëpo si rrallë herë, Vejsiu ka vendour t’i përgjigjet komentuesit në seksionin e komenteve.
“Unë s’jam vip jam një si ju mos u mërzit shoku kemi të gjithë ditë kur s’jemi mirë”,-replikon Alketa.
Kujtojmë që në sezonin e ri televiziv, pritet të rikthehen për publikun pas disa vitesh, “Dancing With The Stars” dhe “Dance With Me”.
(Kosova Sot Online)