Lexoni edhe:
Pyetet për dhuratën që mori për ditëlindje nga Ramushi, Anita: Më ka dhënë epitetin nënë e grua
Një moment e cila u komentua shumë në rrjet gjatë puntatës së kaluar në spektaklin “Dance Albania” ishte ai i Alketa Vejsiut dhe Orgesa Zaimit.
Pas eleminimit të Valon Shehut, këngëtarja futet midis tij dhe Alketës dhe e përqafoi. Gjatë atij momenti moderatorja e kap Orgesën nga krahët për ta zhvendosur krahë saj pasi kjo e fundit po qëndronte mes tyre.
Ky veprim nga ana e Aketës ndonëse pa ndonjë tendencë, u keqinterpetua në rrjet ku ndjekësit shpërthyen në kritika të shumta. Mirëpo gjatë puntatës së djeshme (17 tetor), Alketa dhe Orgesa këmbyen më njëra- tjetrën puthje dhe përqafime, për të lënë të kuptuarse mes tyre nuk ka asnjë lloj konflikti.
“Dëgjova që donin të na fusnin në sherr. Të keqen të na marrin”– i tha Alketa këngëtares.
Kujtojmë se disa ditë më parë, moderatorja pati një debt virtual me një ndjekëse ne saj, e cila e akuzoi se vidhte lekë dhe udhëton shumë shpesh.
“E ke bërë Londrën si Kombinat-Kinostudio. Me lekët që prezanton apo me lekët që vjedh i pret biletat.”– ka komentuar ndjekësja.
Një kundërpërgjigje nuk ka munguar as nga Alketa e cila shprehet se ajo merret me disa punë dhe nuk ka përse të vjedhë.
“Hajduti që është vetë hajdut, ose ka mendime hajduti, ashtu i duket dhe tjetri! Cilat lekë vjedh mor Zotni? Kam 10 punë me të cilat merrem. I deklaroj të gjitha, punësoj njerëz, punoj dhe vetë, paguaj dhe taksat në shtet! Pse duhet te vjedhe njeriu që të jetoje?”– u përgjigj ajo.
(Kosova Sot Online)