Adelina Tahiri: Burri im maqedonas më propozoi me unazë diamanti

  • A.P /
  • 07 December 2022 - 18:20
Adelina Tahiri: Burri im maqedonas më propozoi me unazë diamanti

Adelina Tahiri nëse jo me muzikë, po e tërheq vëmendjen me copëza nga jeta e saj personale, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Së fundi ajo ka zbuluar edhe detaje nga propozimi që bashkëshorti bëri për martesë, në një lokal në Vjenë.

 

“Sigurisht që nuk ka vajzë që nuk do diamante, sidomos kur je me një partner dhe je në pritje të një propozimi. Unë kam dy. Por për mua edhe pse ky është më i madh, më shumë ka vlerë ky sepse ishte me shumë dashuri dhe ishte unaza e parë që unë mora. Ishim në një lokal, është një lokal shumë i njohur në Vjenë dhe vjen kamarieri me një pjatë dhe heq unazën. Nuk e kuptoja a është për mua realisht dhe e para që më erdhi ndërmend ishte që mos është për ndonjë tavolinë tjetër, por pashë përreth që nuk kishte çift dhe nuk kishte ndonjë vajzë që po priste unazë”, tha Adelina Tahiri.

Image


(Kosova Sot Online)