Besiana emocionon me fjalët për babain: Të dua përjetësisht dhe përtej largësive

  • A.P /
  • 13 March 2023 - 14:04
Besiana emocionon me fjalët për babain: Të dua përjetësisht dhe përtej largësive

Artistja e njohur Besiana Mehmedi, përmes një shkrimi në llogarinë e saj sociale e ka kujtuar babain e saj, duke emocionuar me fjalët dedikuar për nder të tij: Në vend të urimit dhe festës së përvjetorit të 70-të për më të shtrenjtin- baba, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"I dashur bab! Bashkë sot do festonim jubileun tënd të 70-të andaj “Vinë vaporat” që çdoherë e këndonim bashkë dhe këtë dedikim e bëj për ty me shpresë se na ndjen nga lart!", ka shkruar ajo ndër të tjera...


Postimi i plotë:

Në vend të urimit dhe festës së përvjetorit të 70-të për më të shtrenjtin- baba!

Pak muaj para se të ikje nga kjo jetë, kujtimi më i bukur mbeti ky emision ku bashkë folëm, kënduam e u emocionuam pafund sikur ta dinim se shpejtë do të ndahemi fizikisht për ta ruajtur dashurinë tonë si melodi të pafundme jete që sot mundohem ta bart tek Uskana! I dashur bab! Bashkë sot do festonim jubileun tënd të 70-të andaj “Vinë vaporat” që çdoherë e këndonim bashkë dhe këtë dedikim e bëj për ty me shpresë se na ndjen nga lart! Mbetesh dashuria ime më e madhe në jetë, njeriu më i rrallë, unik, i pakrahasueshëm dhe pazëvendësueshëm! Të dua përjetësisht dhe përtej largësive!

(Kosova Sot Online)