Ankohet Meri: Më futën me zor në makinë dhe më çuan në pyll tre burra

  • A.P /
  • 19 February 2024 - 14:11
Ankohet Meri: Më futën me zor në makinë dhe më çuan në pyll tre burra

Ish-banorja e Big Borther Vip 3, Meri Shehu, ka rrëfyer një ngjarje të frikshme që ka përjetuar kur ka qenë studente. transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tregon se ndërsa ishte duke pritur në Fier për të marrë autobusin, pa disa burra të dyshimte dhe vendosi të merrte taksi.

 

Por, në taksinë që kishte marrë ajo, kishte hyrë një burrë, i cili pasi u afruan në pyllin e Semanit kishte ndaluar taksinë dhe e kishte nxjerrë me zor jashtë saj. Në bashkëpunim me dy burra të tjerë, Meri tregon se e futën në një makinë tjetër dhe e çuan drejt pyllit.

Fatmirësisht, thotë ajo, në zonë ishin gjendur disa ushtarë, të cilët kishin ndërhyrë menjëherë pasi tre burrat e kishin goditur atë.

“Kur Shqipëria ishte në vitet e tranzicionit, desh kam rënë viktimë rrëmbimi. Isha studente shoqërova një shoqen që do kalonte kufirin për në Gjirokastër.

Ajo iku, më tha a do vish dhe ti të kalosh kufirin, jo i thashë do kthehem të vazhdoj studimet. Unë marr autobusin që shkonte deri në Fier. Zbres në Fier, por duhet të shkoja në Elbasan në universitet. Aty po kërkoja një autobus, në të njëjtën kohë pashë disa figura mashkullore që rrotulloheshin, thashë këtu diçka nuk po shkon dhe më trembi. Sa të prisja 3-4 orë autobusin thashë po marr një taksi. Ky ishte gabimi im, hipa një taksi aty hipi dhe një burrë i moshuar thashë të lutëm më ço në Elbasan. Sa bën taksia 3-4 kilometra, një ta ndaluar me dhunë taksinë, hapën dyert dhe më tërhoqën me zor.

Dy tre meshkuj më futën me forcë në një makinë tjetër. Po më çonin drejt një pylli, por për fat para meje ishin një makinë me ushtarak që po futeshin në atë zonë. Ata e panë skenë, nuk vepruan menjëherë, por u dëgjua që kur këta njerëz ndaluan makinën.

Më goditën me grusht në turinj, ata bërtitën lëshoje. Kam shpëtuar nga ushtarët dhe jam kthyer në Elbasan. Më lanë në një çezmë, lava hundët e gjakosura, sa herë më del gjak nga hundët më kujtohet kjo gjë”, tregoi Meri.

Image

(Kosova Sot Online)