Arta Kabashi në një lidhje me një personazh të njohur publik

  • E.K /
  • 29 February 2024 - 10:21
Arta Kabashi në një lidhje me një personazh të njohur publik

Këngëtarja dhe ish banorja e “Big Brother Vip 3 “, Arta Kabashi, në një emision ka treguar për eksperiencën e saj në shtëpinë e BBV duke treguar edhe për jetën e saj personale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në një bisedë me Meritonin brenda shtëpisë, Arta nënkuptoi që është në një lidhje dashurie.

E pyetur në emision, Arta ka thënë ai është një personazh i njohur por që nuk është nga bota e muzikës pa treguar detaje tjera të lidhjes së saj.

“Po ja kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet pasi është personazh i njohur! Ajo që mund të them është se nuk është nga bota e muzikës” u shpreh Arta.

(Kosova Sot Online)