Lexoni edhe:
Njihuni me personazhet e parë të 'Ferma VIP' që fillon sonte
Elsa Lila ka hequr petkun e këngëtares për të veshuar atë të fermeres, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Elsa do të jetë një nga konkurentet e fermës më të famshme në Shqipëri.
Njihuni me personazhet e parë të 'Ferma VIP' që fillon sonteLexoni edhe:
Elsa Lila në klipin e saj u shpreh shumë e lumtur që do të jetë pjesë e këtij spektakli, të cilin e cilësoi një eksperiment social shumë interesant.
“Që e vogël shpesh shkoja në fshat për t’u marrë me punë fshati dhe shpesh i kam bërë duart pis. Tani jam gati për t’i bërë sërish duart pis me kafshët. Të jetuarit në komunitet me një grup njerëzish që nuk njihen me njëri-tjetrin është një eksperiment social shumë interesant, përpara kamerave është shumë më interesant. Të jetuarit me një grup njerëzish përpara kamerave sëbashku me një grup kafshësh dhe bimësh është akoma edhe më interesant. Po hyj në këtë eksperiment social duke krijuar një familje të madhe të improvizuar para kamerave, natyrës kafshëve dhe bimëve”, tha Elsa Lila.
(Kosova Sot Online)