Kjo është jeta e rrallë e Natalia Vodianovës, 42 vjeç- 5 fëmijë

  • E.K /
  • 09 April 2024 - 08:44
Kjo është jeta e rrallë e Natalia Vodianovës, 42 vjeç- 5 fëmijë

Modelja me origjinë ruse, Natalia Vodianova dhe biznesmeni francez, Antoine Arnault kanë një histori dashurie si në filma, transmeton “Kosova Sot Online”.

Antoine Arnault (46 vjeç) është djali i njeriut më të pasur në botë - Bernard Arnault.

Babai Arnault zotëron perandorinë Louis Vuitton Moët Hennessy, e cila përfshin Sephora, Tiffany & Co., Christian Dior dhe Stella McCartney, dhe ka një pasuri të vlerësuar në 230 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Antoine tregon se ra në dashuri me modelen dhe aktoren 42 vjecare me shikim të parë: “Kur e pashë, mbeta pa fjalë. Dhe nuk ishte vetëm për bukurinë e saj, ka diçka të veçantë tek ajo – pamja e saj, energjia e saj”, rrëfen ai. Të dy u takuan në vitin 2008. Në atë kohë, të dy kishin partnerë të tjerë. Natalia ishte gruaja e aristokratit britanik Justin Portman (55 vjeç), të cilit i dha tre fëmijë (Neva -18 vjeç, Lucas -22 vjeç dhe Viktor -16 vjeç). Nga jashtë, jeta e saj familjare dukej si një përrallë, Natalia në atë kohë quhej "Hirushja ruse".

Por në vitin 2011, aktorja u divorcua nga Portman. Antoine fillimisht e ftoi Natalia në apartamentin e tij në Paris, për të mos tërhequr vëmendjen e mediave. Ai druhej se se ndjenjat e tij nuk ishin të ndërsjella dhe as nuk u përpoq të puthte rusen simpatike. Shumë shpejt pas kësaj, modelja shkoi për pushime me fëmijët në Spanjë. Antoine mori me qira një shtëpi pranë tyre. Pas divorcit, Natalia nuk deshi fillimisht t`ia prezantonte të dashurit fëmijët e saj. Sidoqoftë, gjithçka doli të ishte ndryshe me Antoine. Modelja e ftoi në shtëpi, ku e prezantoi me familjen e saj. Që nga ai moment, u krijua një lidhje e vërtetë.

Ai u lidh menjëherë me fëmijët e Natalias dhe donte që familja e tyre të rritej edhe më shumë. Të dy lidhën kurorë në vitin 2020. Natalia u rrit në një familje modeste, me tre motra të tjera më të vogla. Në moshën 15-vjeçare ajo e la shkollën për të shitur në treg, ndërsa një vit më vonë do t`i bashkohej një agjencie modelimi dhe që atëherë rruga e saj në botën e modës ka qenë e shkëlqyer.

(Kosova Sot Online)