"Të vdektë fëmija në bark", Sara tregon për komentet tronditëse pas lajmit për shtatzëninë e saj

  • E.K /
  • 20 April 2024 - 11:55

Sara Gjordeni në emisionin “Cheery On Top”, tregoi për shtatzëninë dhe komentet që mori ajo, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo gjithashtu zbuloi se ka marrë mallkime dhe kërcënime teksa rrëfeu edhe një koment të bërë nga një grua e cila e krahasonte me Kiarën përsa i takon shtatzanisë.

“Të vdektë fëmija që ke në bark nëse je shtatzanë sepse po e bën për të ngjarë me Kiarën. Asnjë grua nuk duhet t’ja thotë një gruaje tjetër këtë gjë. Sepse asnjë nga ne nuk është aq idiote për t’i ngjarë dikujt duke ngelur shtatzanë”- tha Sara.

(Kosova Sot Online)