Roderika: 'Së bashku ne mund të ndryshojmë jetë'

  • A.P /
  • 21 April 2024 - 16:47
Roderika: 'Së bashku ne mund të ndryshojmë jetë'

Në mbrëmjën humanitare të “THE CHANGE FOUNDATION”, themeluesja e fondacionit, Roderika Ukelli mbajti fjalim për të ftuarit e nderit.

Të pranishëm ishin përfaqësues të Shoqatës Autizmi, Down Syndrome Kosova, Komunës së Prishtinës, dhe shumë të tjerë. Znj. Sebahate Beqiri nga DSK dhe z. Cene Krasniqi nga Shoqata Autizmi, poashtu mbajten fjalim.

Lexoni fjalimin e Roderikës:

“Zonja dhe zotërinj,

Sonte ne nuk po festojmë vetëm një mbrëmje plot me muzikë, pije dhe dizajn. Ne të gjithë së bashku jemi këtu sonte për të festuar diçka shumë më të thellë - frymën dhe fuqinë e veprimit kolektiv. Në emër të The Change Foundation, ju falenderoj që keni gjetur kohë për të ardhur në eventin tone sonte.

Jemi mbledhur këtu sonte për të shfaqur fustanet e sponsorit tonë të artë Jetmira Bejtullahu, të cilën e falënderoj shumë që është sonte këtu, dhe Valdrin Sahitit. Të gjitha të ardhurat nga këto fustane do të shkojnë tek Shoqata Autizmi për qendrën e tyre për të rritur për autizëm dhe Down Syndrome Kosova për shkollimin e anetareve të tyre. Falenderoj edhe znj. Sebahate nga DSK dhe znj. Hatixhe nga shoqata Autizmi që janë sonte këtu dhe jam e nderuar që edhe ato do kenë mundësinë e fjalimit.

Në një botë shpesh të mbushur me sfida, është e lehtë të ndihemi të mbingarkuar nga stërmadhësia e problemeve me të cilat përballemi. Sonte, teksa jemi bashkuar në këtë tubim të zemrave dhe mendjeve, është një hije që na mbulon fatkeqësisht- një hije e hedhur nga realiteti tragjik i femicideve në Kosovë. Kosova mbajti një ditë zie për dy gratë e vrara nga bashkëshortët e tyre, vetëm në katër ditët e fundit. Është një realitet i hidhur të cilin ne nuk bën asesi ta injorojmë, por një realitet që kërkon vëmendjen dhe veprimin tonë kolektiv.

Sonte, ne solidarizojmë me gratë dhe vajzat e panumërta që janë viktima të dhunës. Ne qëndrojmë me familjet e tyre që kanë mbetur të grumbollojnë copëzat e jetës së tyre të shkatërruar e të prerë shkurt. Dhe ne qëndrojmë me protestueset dhe të mbijetuarat e guximshme që refuzojnë të heshtin përballë padrejtësisë. Megjithatë, solidariteti nuk mjafton. Ne duhet t'i mbajmë autorët përgjegjës për krimet e tyre dhe të sigurojmë që drejtësia të jetë e shpejtë dhe e palëkundur.

Por në një mbrëmje si kjo e sontshmja, në këtë dhomë të mbushur me bujari dhe vullnet të mirë, na kujtohet se edhe veprimet më të vogla të mirësisë mund të ndezin një shkëndijë shprese dhe të krijojnë valë ndryshimesh që arrijnë shumë përtej imagjinatës sonë.

Unë qëndroj para jush me një zemër të mbushur me mirënjohje. Prania juaj këtu sonte është një dëshmi e përkushtimit tuaj të palëkundur për ta bërë botën një vend më të mirë. Bujaria juaj, qoftë përmes kohës, burimeve apo ekspertizës suaj, ka nxitur punën që ndryshon jetën e The Change Foundation.

Për partnerët dhe sponsorët tanë të çmuar, mbështetja juaj e palëkundur ka qenë themeli i suksesit tonë. Faleminderit Komunës së Prishtinës, Coca Cola Kosovo, Sirius Wine, Miros Water, dhe Golden Eagle. I falenderoj edhe vajzat vullnetare sot, të cilat po kujdesën që secili nga mysafirët të ndihet sot si në shtëpinë e tyre.

Dhe për secilin prej të ftuarve tanë të nderuar, ju jeni zemra dhe shpirti i kësaj mbrëmje. Prania juaj këtu sonte jo vetëm që flet shumë për bujarinë tuaj, por gjithashtu rikonfirmon angazhimin tuaj për të krijuar një botë më të drejtë për të gjithë.

Pra, sonte, le të festojmë jo vetëm këtë kauzë për të cilin kemi arritur që të grumbullojmë fonde, por edhe udhëtimin që na pret. Le të ripërtërijmë vendosmërinë tonë për të qenë fener shprese në një botë që fatkeqësisht është shumë shpesh mbështjellur në errësirë.

Së bashku, ne mund të ndryshojmë jetë, nga një akt mirësie në tjetrin. Gëzuar për një të ardhme të mbushur me shpresë, drejtësi dhe mundësi të pafundme. Faleminderit.” Tha Roderika.

(Kosova Sot Online)