Shkurte Fejza merr titullin “Qytetare nderi” në këtë vend

  • E.K /
  • 29 April 2024 - 11:56
Shkurte Fejza merr titullin “Qytetare nderi” në këtë vend

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, njoftoi se Asambleja Komunale në Suharekë do të shpall këngëtaren e njohur, Shkurte Fejzën “Qytetare Nderi” të kësaj komune, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ai shkroi se përmes një ceremonie zyrtare do të nderohet emri dhe veprimtaria e saj.

“Me miratimin e Asamblesë komunale këngëtarja e njohur Shkurte Fejza merr titullin “Qytetare Nderi” e komunës tonë. Natyrisht përmes një ceremonie zyrtare do të nderohet emri dhe veprimtaria e sa”, shkroi Muharremaj.

(Kosova Sot Online)