Luizi reagon për rastin ku një grua u mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët: Jemi tronditur nga ngjarja e rëndë
Këngëtari, Luiz Ejlli, ka reaguar i shqetësuar për gruan e cila u mbyt në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj, përcjell “Kosova Sot Online”.
Luizi ka shkruar se është i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë.
Tutje, Luizi i ka shprehur ngushëllimet familjes.
“E gjithë Shqipëria e sidomos ne shkodranët jemi tronditur nga ngjarja e rëndë ku një nënë dhe 3 fëmijët e saj humbën jetën. Organet kompetente janë ato që do të zbardhin arsyet dhe motivet që e çuan atë grua deri në atë pikë sa t’i jepte fund jetës, duke marrë me vete edhe tre fëmijët e saj”, shkroi ai përmes një postimi.
(Kosova Sot Online)