I ngatërron shkronjat (Foto)
Ajo është caktuar të aktrojë sirenën e turpshme në filmin që po vjen “Suicide Squad”. Por midis xhirimeve, aktorja Margot Robbie, 25 vjeçe, ka luajtur rolin e një mjeshtres së tatuazheve, duke ofruar tatuazhe falas për shokët e tjerë, derisa kishte një “viktimë” pasi ajo nuk kishte theksuar mirë fjalët.
'Një nga fjalët e kam shqiptuar në mënyrë të gabuar për dikë me emrin Simon, që ishte asistenti i Jai Courtney', thotë Margot derisa ishte paraqitur përkrah Tina Fey në edicionin e së dielës te emisioni “The Late Show” me Stephen Colbert.
Aktorja nga Australia ka bërë me dije se si derisa po filmonin kishte vendosur që shkathtësitë e saj prej një artistes t’i vinte në vepër, duke ngjyrosur tatuazhet me fjalën skwad'. Të gjithë po e shqiptonin 'SKWAD', ndërsa që unë drejt e nga 's' kalova te 'W', kështu që lexohej 'SWAD'.
Bukuroshja bionde thotë se është përmirësuar në shqiptimin e fjalëve e deri më tani ka bërë tatuazhe për rreth 26 veta.
(Kosova Sot)