I shkuar, i harruar (Foto)
Cindy Crawford ka folur rreth martesës së saj me aktorin Richard Gere, duke zbuluar se aktori është 'si një i huaj' për të, 20 vjet pas shkurorëzimit të tyre. Supermodelja ishte 26 vjeçe kur ishte martuar me yllin e filmit, i cili atë kohë ishte 42 vjeç dhe e pranonin se ajo ishte “tepër e re” për t’u martuar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
'Nuk më ka shkuar mendja se isha e re, megjithëse isha e re”, ka thënë ylli gjatë një paraqitjeje në emisionin e Marc Maron-it, te “WTF”. 'Unë isha me Richard-in për gjashtë vjet, porse e martuar isha për vetëm dy vjet'. Megjithëse Cindy thotë se ata ishin të martuar për dy vjet, në fakt ata kishin lidhur kurorë në Vegas në vitin 1991 dhe janë shkurorëzuar më 1995.
Kur Maron e kishte pyetur 49 vjeçen nëse edhe më tutje janë miq me Richard-in, tash 66 vjeç, ajo thotë: “Jemi miqësorë, por më duket se ka shkuar që moti, ai është si një i huaj për mua, sepse ne në fakt nuk po e takojmë shpesh njëri-tjetrit”.
(Kosova Sot)