A po shihni më të bukur?! (Foto)
Sfilata e modës Saint Laurent në Los Anxhelos mblodhi shumë emra të njohur të industrisë së modës.
Por, Rosie Huntington-Whiteley ishte siguruar që të kishte paraqitjen më të mirë prej tyre, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Modelja 28-vjeçare bëri të gjithë sytë për vete, derisa solli magjinë në tepihun e kuq.
E veshur me një fustan të zi të shkurt dhe një pallto mbi supe, e fejuara e aktorit Jason Statham, dukej thjeshtë mahnitëse.
(Kosova Sot)