Ja si të shkëlqeni (Foto)
Ajo e ka rolin kryesor në filmin më të ri, të zhanrit komedi, dhe Dakota Johnson ishte pikërisht ajo që, pos në film, po komandonte edhe me hijeshinë e mbrëmjes, kur si një yll i vërtetë u shfaq në premierën evropiane të filmit “How To Be Single”, që u mbajt në Londër.
Aktorja e famshme nga filmi tjetër, “The Fifty Shades of Grey”, kishte bërë një ardhje që të linte pa frymë, kur u shfaq në tepihun e kuq të kryeqytetit britanik, në fustanin e gjatë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Dakota, 26 vjeçe, nga koka e deri te thembrat kishte një shkëlqim metalik, me një dekolte mahnitëse, derisa të pranishmëve u kishte ofruar hijeshinë dhe stilin e saj unik. Ajo ishte ylli ndriçues i mbrëmjes, që me dukjen e saj kishte bërë të tjerët ta kthejnë kokën drejt saj. Fustani kishte dhe disa detaje, që ia kishin theksuar sytjenat e saj të zeza, derisa ajo kishte shmangur ndonjë gafë.
(Kosova Sot)