Dua flet rreth këngës së re, ‘Hotter Than Hell’!

  • 06 May 2016 - 20:11
Dua flet rreth këngës së re, ‘Hotter Than Hell’!

Sot Dua Lipa ka publikuar këngën e re ‘Hotter Than Hell’.

Me këtë rast, Dua është ftuar në ‘MTV’ dhe në shumë media britanike.

Në një intervistë ajo ka folur rreth kësaj kënge, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Unë jam shumë e entuziazmuar për ‘Hotter Than Hell’, pasiqë është njëra nga ato këngët që më ka pëlqyer shumë. Kur së pari e filluam, ishte vetëm piano me pak tupane në shoqërim. Por tani kam dhe tekstin të cilin e kam si armë sekrete, që më lidhë me publikun!”,  tha Dua. (Kosova Sot)