‘Spotify’ ngrit padi ndaj ‘Apple’

  • 08 May 2019 - 08:26
‘Spotify’ ngrit padi ndaj ‘Apple’

Bashkimi Evropian ka vendosur që të inicojë hetimet pas akuzave të ngritura nga kompania suedeze, Spotify, ndaj gjigantit mediatik Apple, me pretekstin se ata po diskriminohen qëllimshëm.

Në fillim të muajit mars, themeluesi i Spotify, Daniel Ek, njoftoi përmes një postimi se Spotify e ka mbushur një dosje me ankesa ndaj kompanisë Apple.

Duke injoruar ankesat e Spotify, Apple ka argumentuar se Spotify vetëm ka dashur që të përfitojë nga App Store.

Në rast se Spotify e fiton kontestin, Apple do të detyrohet që t’i ndryshojë rregullat e funksionimit.

Aktualisht, Spotify ka 217 milionë përdorues, ndërsa Apple Music ka 50 milionë.

(Kosova Sot Online)