Video-lojërat më shumë dëm u bëjnë vajzave

  • 26 May 2019 - 12:28
Video-lojërat më shumë dëm u bëjnë vajzave

Analiza e hulumtuesve ka treguar që koha e kaluar duke luajtur video-lojëra djelmoshave nuk u ka krijuar problem në zhvillimin shoqëror, derisa moshataret e tyre kanë pasur zhvillim më të dobët të shkathtësive sociale

Vogëlusheve të cilat luajnë video-lojëra më vështirë krijojnë miqësi në periudhën e mëvonshme të jetës në krahasim me djelmoshat, kanë treguar rezultatet e një studimi

Shkencëtarët amerikanë dhe norvegjezë kanë analizuar 870 vogëlushë, midis gjashtë dhe dymbëdhjetë vjetëve dhe kanë arritur në përfundimin që koha e kaluar duke luajtur lojëra djelmoshave nuk u ka krijuar problem në zhvillimin shoqëror, derisa moshataret e tyre kanë pasur zhvillim më të dobët të shkathtësive sociale.

Hulumtuesit kanë studiuar edhe dallimet në sjellje, në krahasim me atë se a luajnë fëmijët vetë lojëra me të panjohurit apo në shoqëri të miqve.

Ata të cilët kanë luajtur vetë, kanë pasur probabilitet më të vogël që të krijojnë marrëdhënie të rëndësishme në jetë.

Gjithashtu, vajzat e vogla të cilat kanë pasur problem me obezitetin më shumë kohë kanë kaluar duke luajtur lojëra, mu si edhe fëmijët të cilëve u kanë munguar miqtë dhe kanë qenë më pak të pranuara në shoqëri.

(Kosova Sot Online)