Porsche, zyrtarisht paralajmëron se Panamerën e përditësuar

  • A.P /
  • 20 August 2020 - 15:55
Porsche, zyrtarisht paralajmëron se Panamerën e përditësuar

Prodhuesi gjerman i automjeteve me performancë të lartë, Porsche, zyrtarisht paralajmëron se Panamerën e përditësuar do ta prezantojë më 26 gusht.

Porsche, po ashtu, ka publikuar edhe videon duke bërë xhirot në pistën e njohur të garave, Nurburgring. Panamera Turbo S këtë pistë e kaloi për 7:29.81 minuta, gjë që është rekordi i ri në kategorinë “Executive Cars”.

Porsche Panamera Turbo S pritet të ketë motor benzinë 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 634 kuajfuqi.

Gjithashtu, Panamera e përditësuar vjen me drita të reja dhe mbrojtësit e rinj, si dhe me enterier të modifikuar. Për më shumë detaje, mbetet t’i kuptojmë deri në fund të muajit atëherë kur do të prezantohet.

(Kosova Sot Online)