Volkswageni me model të ri elektrik

  • A.P /
  • 01 September 2020 - 16:03
Volkswageni me model të ri elektrik

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, prodhuesi prestigjioz gjerman, Volkswagen, është duke planifikuar që të sjellë edhe një model elektrik i cili do të jetë anëtar i familjes ID. Po ashtu, thuhet se do të jetë veturë për të gjitha terrenet e cila tashmë është e njohur si "Ruggdzz".

Volkswagen ID Ruggdzz mund të arrijë deri në vitin 2025 dhe flitet se do të jetë në dispozicion në disa versione.

Më herët, është përmendur se ky model i ri 4x4 do të vijë me platformën MEB dhe se do të jetë në dispozicion në version më të shkurtër - i gjatë rreth 4.6 metra e me 5 ulëse, dhe në version të zgjatur me tri ulëse. Versioni i zgjatur thuhet se do të prodhohet në Kinë dhe se do të ofrohet edhe në Amerikë.

Gjithashtu, ka mundësi që të ketë edhe version ekstrem të këtij modeli, për të cilin thuhet se mund të jetë më i lartë, mund të ketë drita në çati dhe disa karakteristika tjera Off-Road.

Versionin e vet të këtij modeli, po ashtu, më vonë mund ta sjellin edhe Seati dhe Skoda, e ndoshta edhe Jetta, marka e Volkswagenit për Kinë.

(Kosova Sot Online)