Volkswagen ka paralajmëruar se Caddy do të bëhet edhe me version për kamping

  • A.P /
  • 06 September 2020 - 09:43
Volkswagen ka paralajmëruar se Caddy do të bëhet edhe me version për kamping

Prodhuesi prestigjioz gjerman i automjeteve, Volkswagen, gjatë muajit qershor pati paralajmëruar se Caddy i ri do të bëhet edhe me version për kamping, California. E kjo tani ka ndodhur.

Caddy California, ndër të tjera, ka një krevet, set ulësesh për kamping dhe një tavolinë të vogël, si dhe si opsion ka edhe një kuzhinë të vogël.

Volkswageni po ashtu për këtë Caddy ka prodhuar edhe një sistem modular të shatorit i cili mund të lidhet me automjetin. Këtu mund të flenë dy persona në shator dhe dy brenda automjetit.

Në gamën e motorëve të këtij modeli do të jenë në dispozicion motorët dizelë TDI, me kapacitet prej 55 kW/75 kuajfuqi dhe 90 kW/122 kuajfuqi. Po ashtu në dispozicion do të jetë edhe sistemi 4x4 i tërheqjes.

(Kosova Sot Online)