Ja kur do të nisë 'NISSAN' prodhimin e një gjenerate të re të modelit Qashqai

  • A.P /
  • 14 September 2020 - 15:34
Ja kur do të nisë 'NISSAN' prodhimin e një gjenerate të re të modelit Qashqai

Ndonëse Nissani fillimisht kishte planifikuar që ta nisë prodhimin e një gjenerate të re të modelit Qashqai në tetor, një gjë e tillë megjithatë nuk do të ndodhë.

Si shkruan, “Financial Times”, fillimi i prodhimit të Qashqait të ri është shtyrë për mesin e vitit të ardhshëm.

Nissani nuk ka komentuar zyrtarisht pretendimet e tilla, por ka përkujtuar se vazhdojnë përgatitjet e fabrikës, për prodhimin e modelit të ri.

(Kosova Sot Online)