Apple lëshon iOS 14 – instalojeni për t’i shijuar këto funksione të reja në iPhone

  • A.P /
  • 16 September 2020 - 22:19
Apple lëshon iOS 14 – instalojeni për t’i shijuar këto funksione të reja në iPhone

Apple ka lëshuar për të gjithë iOS 14, që përbën versionin më të ri të sistemit të saj operativ për iPhone.

iOS 14, i prezantuar muaj më parë, sjell disa risi. Widget me një dizajn të ri në Home Screen, App Library, një mënyrë të re për t’u qasur në App Store me App Clips, funksione të reja për mesazhet dhe shumë risi të tjera që do t’i përmendim në këtë artikull të detajuar.

Tani Widgets shfaqin informacione të domosdoshme me një vështrim dhe mund t’i fiksoni, me përmasat që dëshironi, në Home Screen. Çdo përdorues mund të krijojë një Stack me widget, që shfrytëzon inteligjencën e integruar në iPhone për të shfaqur një widget të caktuar në bazë të orës, vendit dhe aktivitetit.

Image

(Kosova Sot Online)