Volkswageni rikthehet me këtë brend

  • A.P /
  • 22 September 2020 - 17:34
Volkswageni rikthehet me këtë brend

Pas pesë vjetësh të gjatë, “plagët” e skandalit më të madh dhe më të shtrenjtë në historinë e automobilizmit kanë nisur të “shërohen”.

Si brend, “Volkswageni” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kthyer aty ku ka qenë para skandalit 33.3 miliardë dollarësh për emetim të gazit, që kishte shpërthyer në publik më 18 shtator 2015. Rrjeti i vet i shitjes edhe një herë është duke shitur më shumë vetura sesa që po blen.

Tash, edhe 36 parkingjet masive përreth SHBA-së, që dikur ishin të mbushur me qindra-mijëra motorë turbodizelë, kanë nisur të zbrazen e të mbyllen nga muaji i shkuar.

Javën e ardhshme, prodhuesi gjerman do të ndërrojë faqen e së kaluarës, me prezantimin e modelit “ID4”, një veturë elektrike që do të dalë në shitje në SHBA deri kah fundi i vitit. Ai pretendohet që mund të kalojë distancën prej rreth 300 miljesh dhe do të ketë çmim fillestar prej më shumë se 30 mijë dollarësh. Ai do të jetë “sulmi i thellë” i VW-së në tregun amerikan dhe pason hyrjen e “Audit” dhe “Porsches” në këtë treg – të dy kompanitë po ashtu ishin përfshirë në skandalin e emetimeve.

99 për qind e 650 kompanive të shitjes së VW-së janë përgatitur për shitjen e modelit të ri dhe veturave të tjera elektrike të planifikuara të “Volkswagenit”, falë beneficioneve të majme nga kompania dhe interesit për të kthyer klientët. 

(Kosova Sot Online)