Kompjuteri i ri mund të lexojë mendjen dhe ta shndërroj atë që po mendoni në një imazh

  • E.K /
  • 25 September 2020 - 09:17
Kompjuteri i ri mund të lexojë mendjen dhe ta shndërroj atë që po mendoni në një imazh

Është zhvilluar një kompjuter i ri që mund të monitorojë aktivitetin e trurit dhe të paraqesë atë që përdoruesi po mendon në imazhe.

Ndërsa shikonin imazhet, EEG-të e subjekteve ushqeheshin në një rrjet nervor, një algoritëm i frymëzuar nga truri, që nxirrte përfundimin nëse një imazh zbulohej nga truri në përputhje me atë që kërkonin subjektet.

Imazhet e krijuara nga kompjuteri progresivisht përputheshin me ato të menduara nga pjesëmarrësit, me një saktësi prej 83%.

Studiuesit gjithashtu besojnë se ky zhvillim mund të përdoret për të ndihmuar krijuesit, si dhe për të kuptuar më mirë sesi njerëzit i perceptojnë gjërat.

Teknologjia nuk njeh mendime, por u përgjigjet shoqërimeve që njerëzit bëjnë me kategoritë mendore, tha studiuesi i lartë Michiel Spapé. 

(Kosova Sot Online)