Studimi i fundit: Të luash videolojëra është mirë për shëndetin mendor

  • E.K /
  • 20 November 2020 - 14:07
Studimi i fundit: Të luash videolojëra është mirë për shëndetin mendor

Të luash videolojëra mund të jetë mirë për shëndetin tënd mendor.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i universitetit të Oxford-it. Studimi doli në përfundimin se njerëzit që luanin më shumë lojëra ishin të predispozuar të raportonin mirëqënie më të madhe, duke hedhur më shumë dyshime mbi raportet se videolojërat mund të dëmtojnë shëndetin mendor.



Në thelb, studimi ishte një nga të parët që bëhet duke përdorur të dhëna aktuale të kohës së lojës. Falë natyrës së lidhur me internetin, të lojërave, ekipi i Universitetit të Oxford-it ka mundur të lidhë pyetësorët psikologjikë me të dhëna reale të kohës së kaluar duke luajtur lojëra.

Studime të mëparshme ishin fokusuar tek koha e lojës e vetë-raportuar, që sipas këtij të fundit, ka një lidhje të dobët me realitetin.

(Kosova Sot Online)