Pse është kaq e vështirë ta fikësh Play Station 5?

  • E.K /
  • 25 nëntor 2020 - 08:50
Pse është kaq e vështirë ta fikësh Play Station 5?

Përdoruesit e PS5 kanë hasur në një problem interesant, sepse ata askund nuk e kanë vërejtur se konsola e re ka ndonjë buton për tu fikur.

Në tastierat e fundit, ka qenë shumë e lehtë të mbyllësh pajisjen vetëm me kontrolluesin. Thjesht shtypej dhe mbahej butoni PS dhe konzola juaj do të fikej me lehtësi

Kjo është e vërtetë për PlayStation 4, Xbox One dhe Nintendo Switch. Duhen vetëm disa sekonda, dhe ajo do të ndalej.

Por fikja e PS5 është një proces i rëndë pa nevojë. Në vend të kësaj, kur shtypni dhe mbani butonin PS, ju hyni në menunë kryesore të PS5 ku më paraqiten mundësi si zgjedhja e një loje tjetër për të luajtur, kontrolli i PlayStation, ose hapja e një aplikacioni mediatik.

Në vend të kësaj, Sony ka ‘varrosur’ mundësinë për të çaktivizuar konsolën në butoni PS.

Por nëse shihni më shumë në menunë PS5, ju mund ta gjeni mundësinë për ta fikur atë.

Çaktivizimi i PS5 është vetëm një nga shumë problemet e tjera zhgënjyese që ka zhgënjyer shumë përdorues. 

(Kosova Sot Online)