Agjencia Evropiane e Barnave ishte shënjestra e një sulmi hakerësh

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 09:11
Agjencia Evropiane e Barnave ishte shënjestra e një sulmi hakerësh

Agjencia Rregullative Mjekësore e BE-së ka konfirmuar se ishte shënjestër e një sulmi kibernetik dhe po heton rastin me ndihmën e policisë.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila miraton ilaçe, pajisje mjekësore dhe vaksina për BE-në, nuk ka zbuluar ndonjë informacion shtesë në lidhje me ngjarjen.

“EMA nuk mund të sigurojë informacion shtesë ndërsa hetimi po vazhdon. Detajet do të lëshohen në kohën e duhur”, tha agjencia.

Nuk dihet kur dhe si ndodhi sulmi, kush qëndron pas tij dhe nëse ndonjë e dhënë ishte e komprometuar. Sulmet kibernetike në objektet e kujdesit shëndetësor u intensifikuan gjatë pandemisë COVID-19 dhe hakerat po përpiqen të fitojnë njohuritë më të fundit rreth shpërthimit të infeksionit.

Reuters më parë dokumentoi se si hakerat e lidhur me Korenë e Veriut, Iranin, Vietnamin, Kinën dhe Rusinë u akuzuan për përpjekjen për të vjedhur informacione në lidhje me virusin SARS-CoV-2 dhe trajtimin e mundshëm. 

(Kosova Sot Online)