McLaren një superveturë që do të jetë shumë e rrallë

  • A.P /
  • 27 December 2020 - 09:22
 McLaren një superveturë që do të jetë shumë e rrallë

Kompania britanike McLaren ka prezantuar një superveturë që do të jetë shumë e rrallë, pasi do të prodhohen vetëm 15 copë.

McLaren Sabre, sipas “roadandtrack”, ka një motor turbo V8, me 824 kuaj fuqi, 34 më shumë sesa McLaren Senna.

Shpejtësia maksimale e kësaj veture arrin deri në 350 km/h, që do të thotë se Sabre është vetura më e shpejtë me dy ulëse që ka prodhuar ndonjëherë McLareni.

Vetura është dizajnuar vetëm për tregun amerikan.

(Kosova Sot Online)