Anxhela Persiteri me këngën 'Karma' shpallet fituese e Festivalit të 59'

  • A.P /
  • 23 December 2020 - 23:17
Anxhela Persiteri me këngën 'Karma' shpallet fituese e Festivalit të 59'

Këngëtarja e njohur shqiptare Anxhela Peristeri, ka fituar Festivalin e 59' të RTSH-së me këngën "Karma", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Anxhela do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision në 18 deri 22 maj 2021 në Holandë. 

Këngëtarja ka marrë 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë së festivalit kombëtar të Radio Televizionit Shqiptar.

Vendin e dyte e zuri Sardi Struga, me këngën “Kam me të ba me kajt”, derisa...

Vendin e tretë e rrëmbeu Festina Mejzini me këngën "Kush je ti dashuri", e cila ishte edhe pretendente për të fituar.

 


(Kosova Sot Online)