Vendi i parë në botë që lejon shoferët të heqin duart nga timonët në autostrada

  • A.P /
  • 26 January 2021 - 15:43
Vendi i parë në botë që lejon shoferët të heqin duart nga timonët në autostrada

Britania do të bëhet vendi i parë në botë që lejon shoferët të heqin duart nga timonët në autostrada. Teknologjia e mbajtjes së korsive do t’u lejojë shoferëve të shikojnë filma ose të dërgojnë tekste dhe email, e cila pritet të nisë këtë verë.  Sipas gazetës britanike “The Sun“, kjo do të lejohet në një shpejtësi deri në 60 km/orë.

“Asnjë vendim nuk është marrë ende nëse do të lejohet që ALKS të funksionojë deri në 113 km/orë.” Qeveria do të legalizojë sistemin automatik të mbajtjes së korsisë (ALKS), teknologji në bord që merr kontrollin e plotë të një makine dhe e mban atë brenda korsisë së saj.

Makinave nuk do t’ju lejohet ndryshimi i korsisë për të shmangur aksidentet. Tesla e re dhe Mercedes S-Class pritet të jenë modelet e para që do të kualifikohen.

(Kosova Sot Online)