Jennifer Lopez rikthehet pas në kohë, rikrijon klipin e “Love Don’t Cost a Thing”

  • A.P /
  • 25 January 2021 - 22:02
Jennifer Lopez rikthehet pas në kohë, rikrijon klipin e “Love Don’t Cost a Thing”

Kanë kaluar 20 vite nga publikimi i albumit të dytë të Jennifer Lopez. Me këtë rast, këngëtarja e njohur ka rikrijuar një skenë nga videoklipi i saj “Love Don’t Cost a Thing”, në të cilin duket aq e mrekullueshme sa në fillim të shekullit.

51-vjeçarja shfaqet me të njëjtin model flokësh, e veshur me një kostum të bardhë dhe një bluzë të stampuar me albumin e saj. Sikurse vepron dhe në klipin e 20 viteve më parë, Lopez shihet duke hedhur bizhuteritë në plazh.

“Ndërsa reflektoj me faktin se është 20-vjetori i albumit “J.LO” doja t’ju falenderoja që keni qenë me mua, më doni dhe më mbështesni pavarësisht uljeve dhe ngritjeve të mia. Faleminderit shumë për gjithë dashurinë gjatë 20 viteve të fundit. Ju dua shumë”, ka shkruar këngëtarja.

(Kosova Sot Online)

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)