Lexoni edhe:
Elita Reçi publikon këngën e re 'E vogla e nonës'
Kompania e prodhimit të makinave Ford dhe gjigandi Google do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të sjellë disa shërbime të reja për të pasionuarit pas makinave.
Sipas Reuters, Fort dhe Google kanë nënshkruar një marrëveshje 6-vjeçare, në të cilët thuhet se makinat e reja do të përdorin sistemin operativ Android për sistemin e brendshëm të teknologjisë.
Ford pas vitit 2023 do t’u ofrojë klientëve të saj aplikacione të integruara të Google, përfshirë hartën dhe teknologjinë e zërit. Po ashtu teknologjia do të përdoret dhe për prodhimin sa më të mirë të automjeteve, pasi do të ketë disa përmirësime të dukshme.
Elita Reçi publikon këngën e re 'E vogla e nonës'Lexoni edhe:
Kompanitë gjithashtu do të bashkëpunojnë dhe për për të eksploruar përdorimin e të dhënave të klientëve për t’u mundësuar atyre oferta dhe shërbime ekstra. Deri tani bëhet me dije se të dhënat e klientëve Ford nuk do t’i dorëzohen reklamuesve të Google ose vetë motorit të kërkimit.
Prodhuesi i automjeteve do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe më kompani të tjera të teknologjisë si Amazon, kështu u shpreh nënkryetari i Ford për strategji, David McClelland.
McClelland dhe shefi i Google Cloud Thomas Kurian nuk bënë të ditur detajet e kushteve tregtare të marrëveshjes. Partneriteti Google-Ford synon që të rrisë kapacitetet e prodhimit dhe të ulë kostot.
(Kosova Sot Online)