Elita Reçi publikon këngën e re 'E vogla e nonës'

  • A.P /
  • 01 February 2021 - 18:18
Elita Reçi publikon këngën e re 'E vogla e nonës'

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Elita Reçi në muajin e parë të vitit 2021, ka publikuar projektin më të ri muzikor, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


"E vogla e nonës" mban titullin projekti më i ri i këngëtares, e cila si përherë vjen e interpretuar shkëlqyer, ashtu siç din t'ia thotë vetëm Elita Reçi.

Deri më tani Elita ka marrë pjesë nëpër shumë festivale duke filluar nga festivali i muzikës popullore ”Këngë Jeho” në vitin 1992 kur i ka pasur vetëm 9 vjeç e deri tek “Nota Festi” ku në vitin 2001 u vlerësua me çmimin e tretë nga juria profesionale ndërsa një vit më vonë me çmimin e dytë.

Në festivalin “Alba Fest” në Shkup ka fituar çmimin e parë me këngën e kantautorit Ardit Gjebrea.

Me këngën “Loti s’është tharë” të Adrian Hilës, Elita prezanton Shqipërinë në festivalin ballkanik ku fiton çmimin e dytë të jurisë profesionale.

Në Prill 2005, Elita Reçi merr pjesë në "Top Fest 2" me këngën "Ti", derisa vitin e kaluar ishte pjesmarrëse në festivalin "Kënga Magjike" me këngën "Patenta për dashuri".

Premierë:

 

(Kosova Sot Online)