Punëtorët e Ferrarit do të marrin bonus konkurrence, shuma marramendëse

  • A.P /
  • 07 February 2021 - 15:50
Punëtorët e Ferrarit do të marrin bonus konkurrence, shuma marramendëse

Punëtorët e impianteve italiane të Ferrarit do të marrin një bonus konkurrueshmërie për vitin 2020 me një vlerë totale bazë prej 7500 eurosh bruto.

Kjo vlerë mund të ri-matet bazuar në numrin e mungesave, ndër të cilat ato për Covid nuk llogariten.

Kjo u është njoftuar sindikatave që nënshkruajnë marrëveshjen mbi çmimin e konkurrencës nga kompania Maranello, raportojnë mediat italiane.

Punëtorët e Ferrarit në vitin 2020 u rritën me 6.3% në mbi 4500 në të gjithë botën, shumica prej tyre në Itali.

(Kosova Sot Online)