Twitteri synon të bëhet me pagesë

  • A.P /
  • 02 March 2021 - 15:45
Twitteri synon të bëhet me pagesë

Rrjeti social Twitter është duke menduar që përdoruesit t’i bëjë abonentë me pagesë në llogaritë që ata kanë interes t’i ndjekin. Kompania ka prezantuar një projekt të enjten ku thotë se përdoruesit do kenë mundësinë të paguajnë për të parë përmbajtje shtesë në të, duke përfshirë lajmet ekskluzive dhe mediumet.

“Po mendojmë dhe shqyrtojmë zgjidhje për të siguruar modele stimuluese monetare për krijuar dhe botuesit që të mbështeten drejtpërdrejt nga audienca e tyre”, ka thënë një zëdhënës i Twitterit gjatë prezantimit për CNN.

Ai ka paralajmëruar “ndjekës të veçantë” që mund të ndahen në muajt e ardhshëm, derisa Twitter ka menduar mundësitë për të fituar para nga përdoruesit e saj, duke rritur fitimet e kompanisë. Koncepti për abonimin e përdoruesve me pagesë është bërë goxha popullor. E njëjta ka ndodhur me platformat OnlyFans dhe Substack.

(Kosova Sot Online)