BE: Dëgjoni zërin e protestave sepse Shqipëria nuk është oborri, fasada dhe as reklama e qeverisë

BE: Dëgjoni zërin e protestave sepse Shqipëria nuk është oborri, fasada dhe as  reklama e qeverisë
BE: Dëgjoni zërin e protestave sepse Shqipëria nuk është oborri, fasada dhe as  reklama e qeverisë

Skender Kapiti

  • 30 June 2026 - 11:28

Nga Skënder Sadri KAPITI

Triumfi i Kombit është realizimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i Kryengritjes së madhe të Pavarësinë së  Shqipërisë etnike, eshte realizimi i veprës së  baballarëve të kombit dhe firmëtarëve të Pavarësisë së Shqipërisë etnike, ajo e  Lufës së madhe patriotike të UÇK-së.

 

Shqiptarë, duhet thënë të vërtetat Europës, dhe nuk kemi PSE të mos ia themi, pavarësisht se ata e dinë të vërtetën kombëtare shqiptare, por bëjnë sikur nuk e dinë.

Shqiptarë të mbështesim protestat e rinisë shqiptare, t’i mbështesin që ato të mos përcahen  dhe të triumfojnë kauzat e tyre.

Shqiptarë këto protesta rinore  janë shëmbulli më i lartë i forcës dhe unitetit kombëtar. Në këto protesta  po flet dhe dëgjohet zëri i shqiptarizmës , zëri i unitetit pa dallime politike, krahinore e fetare.

Të gjithë në këto protesta i bashkon shqiptarizmi, UNITETI DHE INTERESI KOMBËTAR.

Këto protesta nuk mund t’i përcajnë as trillimet, shpifjet, akuzat dhe intrigat e politikës së vjetër, nuk mund t’i përcajë as vreri e helmi mediatik mercenar dhe asnjë agjenturë dhe asnjë agjendë tradhëtarësh e mercenarësh në shërbim të agjendave antishqiptare.

 Urojmë që protestat  të mos përcahen dhe të mos ndalojnë.

Sot mbahet dita e 31 -të e protesave rinore, studentore dhe e të gjithë shqiptarëve.Këto protesta të cilat po mbahen edhe në kryeqytetet europiane po zgjojnë nga gjumi edhe diplomacinë euroatlantike.

Europë dhe diplomatë e shtetarë perendimorë Ju që vëzhgoni dhe që keni ambasadorë në Shqipëri mos bëni sikur nuk e njihni realitetn shqiptar, por edhe po nuk e keni njohur, Ju BE  “zgjohuni” nga gjumi dhe vështroni e takoni realitetin në Shqipëri, sepse realiteti shqiptar nuk janë oborri kryeministror, as luksi e as reklame  e qeverisë Rama dhe nuk janë sallat e ambjetet e atyre “samiteve”boshe   dhe të lokaleve ku ju drekoni shijshëm në tryezat që ua shtron kryeministri shqiptar kur ai ju  fton, apo edhe kur disa prej jush edhe ju korrupton.

 

Europë mos e besoni shumë ambasadorëve dhe diplomatëve tuaj në Shqipëri, por besojuni shqiptarëve, besojuni kauzave dhe protestuesve shqiptarë, besoni të vërtetave të rinisë, studentëve, studenteve dhe besoni zërit të protestës së tyre dhe të nënava shqiptare që kanë një muaj që protestojnë për  për një jetë më të mirë, më të sigurtë, më të mirëqënë, më të lumtur; që protestojnë për drejtësi dhe për ta bërë Shqipërnë si Europa.

Europë mjaft më me hipokrizi indiferentizmi karshi shqiptarëve, mjaft më ma ato farë “këshillash” tuaja se janë ngopur shqiptarët, por jini me realitetin dhe me shqetësimet reale të shqiptarëve.

Europë të janë konsumuar qëndrimet hipokrite dhe djallëzore tuaja  ,të janë konsumuar edhe lëvdatat për “arritjet” kryeministrore  dhe kritikat e thata  dhe sipërfaqësore për klasën politike shqiptare; BE të janë konsumuar ato “arësyet e justifikimet” tuaja që pabesisht  dhe djallëzisht i mbani shqiptarët larg dhe të paintegruar në BE.

Ju europianë i përkëdhelni politikanët shqiptarë si shkaktarë të vërtetë të gjëndjes në Shqipëri , dhe sipërfaqësisht kërkoni realizime e e përmbushje standartesh nga shqiptarët, por nuk i mbështesni protestat  e shqiptarëve kundër klasës politike  të tyre të korruptuar dhe tradhëtare të interesave kombëtare të shqiptarëve; ju antarësuat në BE shtete të Europës Lindore të cilat nuk përmbushnin asnjë kriter , dhe i latë akoma padrejtësisht shqiptarët jashtë BE-së.

Mjaft më Europë me hipokrizi, “ndërgjegjsohuni”edhe ju!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".