iOS 14.5 rikthen në vëmendjen degradimin e baterive të iPhone 11

  • G.G /
  • 03 April 2021 - 10:17
iOS 14.5 rikthen në vëmendjen degradimin e baterive të iPhone 11

Nëse rikalibrimi thotë se bateria ka marrë fund, Apple do ti zëvendësojë ato bateri pa asnjë kosto ekstra përmes dyqaneve dhe riparuesve të autorizuar të Apple.

Në versionet eksperimentale beta të iOS 14.5 Apple ka shtuar një veçori të re e cila rikalibron raportimin e shëndetit të baterisë për iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max.

Apple thotë se pas këtij procesi përdoruesit do të marrin informacione më të sakta për kapacitetin dhe performancën maksimale të baterisë.

Nëse rikalibrimi thotë se bateria ka marrë fund, Apple do ti zëvendësojë ato bateri pa asnjë kosto ekstra përmes dyqaneve dhe riparuesve të autorizuar të Apple.

Nuk është hera e parë që bateritë e iPhone vendosën në vëmendje. Pak vite më parë, në fund të 2016-ës disa përdorues të iPhone raportuan se smartfonët e tyre fikeshin papritur edhe pse bateria ishte në 30%.

Apple dërgoi një përditësim që duhej të përmirësonte menaxhimin e baterisë duke reduktuar fikje të tilla të papritura. Por menjëherë filluan akuza se Apple qëllimisht kishte ngadalësuar iPhone për të parandaluar fikjet e tilla prej ku mori edhe udhën skandali “batterygate.” 

(Kosova Sot Online)