Bitcoin po bëhet monedha e dytë zyrtare në El Salvador

  • E.K /
  • 11 qershor 2021 - 09:33
Bitcoin po bëhet monedha e dytë zyrtare në El Salvador

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele njoftoi përmes një video-mesazhi në një konferencë të Bitcoinit në Miami, se do të miratojë projekt-ligjin që kriptovalutat t’i legalizojë në kombin e Amerikës Qendrore.

Presidenti 39-vjeçar e karakterizoi atë si një ide që mund ta ndihmonte El Salvadorin të ecte përpara.

“Javën tjetër do t’i dërgoj Kongresit një projekt-ligj që do ta bëjë Bitcoin një valutë ligjore në El Salvador”, tha Bukele, raporton ap.

“Në planin afatshkurtër kjo do të gjenerojë vende pune dhe do të ndihmojë në sigurimin e përfshirjes financiare për mijëra jashtë ekonomisë zyrtare dhe në planin afatmesëm dhe afatgjatë ne shpresojmë që ky vendim i vogël të mund të na ndihmojë ta shtyjmë njerëzimin të paktën pak në drejtimin e duhur”, shtoi ai.

Bukele shtoi se qeveria do t’u japë “qëndrim të përhershëm sipërmarrësve të kriptove”.

Ndryshe, dollari amerikan është monedha zyrtare e El Salvadorit. Rreth një e katërta e qytetarëve të vendit jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe vitin e kaluar, megjithë pandeminë, ata dërguan në shtëpi më shumë se gjashtë miliardë dollarë në dërgesa. 

(Kosova Sot Online)