Apple planifikon ta rrisë prodhimin e iPhone 13 për 20%

  • G.G /
  • 15 July 2021 - 10:19
Apple planifikon ta rrisë prodhimin e iPhone 13 për 20%

Apple ka mundësi të presë një rritje të kërkesës për iPhone, me vaksinat antiCOVID-19 që po përmirësojnë mjedisin e biznesit dhe me shumicën e njerëzve ende duke punuar në distancë për shkak të pandemisë, thonë ekspertët.

Sipas një raporti nga “Bloomberg”, drejtuesi i teknologjisë po kërkon të rrisë prodhimin e iPhone-it të ri me 20% në vitin 2021.

Apple thuhet se u ka kërkuar prodhuesve të përgatisin deri në 90 milionë iPhone këtë vit.

Pritet që iPhone 13 të jetë prezantimi i dytë i Apple me 5G. Gjithashtu, kompania po planifikon, përditësime për të gjitha modelet aktuale, ndërsa dizajni do të mbetet kryesisht i pandryshuar.

(Kosova Sot Online)