
Lexoni edhe:
Analisti del me parashikim: Nga VV deri te AAK këto do të jenë rezultatet e zgjedhjeve të 7 Qershorit
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
PDK-ja tradicionalisht e ka një elektorat më fanatik nga të gjitha partitë që janë në Kosovë. Ai elektorat mund të ndodhë që ndonjëherë të zvogëlohet apo të rritet, kjo varet nga rrethanat politike. Pasi që Fatmir Limaj është duke marrë pjesë në fushatën elektorale, mendoj se votat e elektoratit të Fatmir Limajt do t'i bashkëngjiten votave të PDK-së. Por sa do të ndikojnë këto vota që PDK-ja të rritet, mbetet të shihet.
-Por një gjë duhet parë qartë. Opozita duhet ta ketë një projekt paszgjedhor të ndërtimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 7 qershorit 2026. Ata nuk duhet të jenë të papërgatitur, për faktin se rënia e VV-së në këto zgjedhje do të sjellë një sfidë të re për opozitën. Do të sjellë sfidë të re të themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës. Nëse Albin Kurti vazhdon prapë me lojëra politike për të vonuar themelimin e institucioneve të Kosovës dhe për të vazhduar me ushtrues të detyrës apo me një qeveri digjitale — pasi që edhe mbajtjen e mbledhjeve e bëjnë online, që është një papërgjegjësi e plotë institucionale.
Një gjë mund ta them me përgjegjësi të plotë, se tri partitë opozitare: PDK, LDK, AAK do të kenë më shumë deputetë shqiptarë se VV-ja. E them VV, sepse partitë që janë në koalicion me VV-në, t'i bësh të gjitha bashkë, nuk i marrin 2.5% të elektoratit të përgjithshëm. E atëherë shtrohet pyetja: sa janë të gatshme këto 3 parti t'i themelojnë institucionet e Republikës së Kosovës edhe pa VV-në?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".