
Lexoni edhe:
Kosova duhet t'i përshtatet doktrinës dhe standardeve të NATO-s
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Për të paraqitur rezultatet e pritura afër realitetit kërkohet matje në terren. Pa këtë, mund të ndërtojmë pritje në vija të trasha dhe me përgjithësime. Nuk pres që VV të rritet, pres që kjo parti të fillojë të bjerë. Pikën më të lartë e ka arritur në dhjetor 2025. Janë disa arsye, si: Mungesa e rezultateve nga qeverisja e deritanishme, prijësi i saj ka shfaqur hapur planin për rrumbullakësimin e modelit qeverisës autoritar, largimi i Vjosës nga koalicioni. Sa do të bjerë? Mund të shkojë deri në 40%, por nuk pres që të bjerë më poshtë.
Kosova duhet t'i përshtatet doktrinës dhe standardeve të NATO-s
Lexoni edhe:
PDK pres të ketë një rritje të lehtë, disa nga arsyet: Edhe pse Fatmir Limaj nuk do të jetë në listën për deputetë, bashkimi do t'i sjellë votat e NISMA-s, Bedriu ka ndërtuar një ekip qeverisës të mirë, edhe programi qeverisës është i përpunuar deri në detaje.
LDK pres që të ketë rritje, nuk pres se do të kalojë PDK-në, kjo për disa arsye: Vjosa do të sjellë një sasi të votave, lista për deputetë përmban disa individë të rinj me profile të larta intelektuale, politike e morale, ka arritur të krijojë një frymë të bashkimit e të bashkëpunimit. Nuk pres që të tejkalojë PDK-në për disa arsye: Vjosa nuk është kryetare e LDK-së dhe kandidate për Kryeministre, programi qeverisës i Lumirit mbetet në vija të trasha, jo sa duhet i përpunuar deri në detaje dhe është i vështirë për t'u kuptuar e pranuar nga qytetarët.
AAK pres që të kalojë pragun, ka në listë disa kandidatë energjikë dhe premtues, të cilët do të sjellin vota.
Më datë 8 qershor mund t'i lexojmë këto pritje dhe t'i krahasojmë me rezultatet e dala nga votimet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".