WhatsApp bllokon mbi 2 milionë llogari

  • A.P /
  • 23 July 2021 - 13:38
WhatsApp bllokon mbi 2 milionë llogari

Rrjeti social, WhatsApp, ka bërë të ditur se ka bllokuar mbi dy milionë llogari me bazë në Indi.

Sipas WhatsApp, rreth 95% e këtyre përdoruesve u bllokuan për shkelje të kufijve të numrit të herëve që mund të përcillen mesazhet në Indi.

India është njëri nga vendet në të cilin WhatsApp përdoret në masë të madhe, me afro 400 milionë llogari të hapura.

WhatsApp i cili është në pronësi të Facebook tha se fokusi kryesor ka qenë parandalimi i llogarive në Indi nga dërgimi apo qarkullimi i mesazheve të dëmshme ose të padëshiruara.

Ky aplikacion thuhet se ndalon funksionimin e afër tetë milionë llogarive në të gjithë botën çdo muaj.

Dy milionë llogari në Indi që dërgojnë një shkallë të lartë dhe anormale të mesazheve u ndaluan vetëm në Indi midis 15 majit dhe 15 qershorit, bëhet e ditur nga zyrtarët e lartë të kompanisë.

Ky aplikacion shpesh përfundon duke qenë fokusi i diskutimeve mbi përhapjen e keqinformimit dhe lajmeve të rreme në Indi.

Lajme dhe mashtrime të tilla të rreme u përcillen dhjetëra mijëra përdoruesve në orë dhe është praktikisht e pamundur t’i kundërviheni atyre.

Mesazhet dhe videot që qarkullojnë me shumicë, në të kaluarën kanë nxitur dhunë mafie në Indi, madje duke çuar në vdekje.

Përveç përgjigjes ndaj ankesave të përdoruesve, WhatsApp tha se vendosi mjetet e veta për të parandaluar mesazhet abuzuese dhe keqinformuaese që mund të pëcjellen përmes kësaj platforme.


(Kosova Sot Online)