YouTube ia fshin kanalet televizionit rus në gjuhën gjermane, arsye Covid-i

  • G.G /
  • 29 September 2021 - 09:17
YouTube ia fshin kanalet televizionit rus në gjuhën gjermane, arsye Covid-i

Faqja e njohur për video, YouTube, ia ka fshirë kanalet televizionit rus në gjuhën gjermane, RT, duke thënë se ato i kanë shkelur rregullat për informim rreth koronavirusit.

“YouTube gjithmonë ka pasur udhëzime të qarta për komunitetin, të cilat theksojnë se çfarë lejohet në platformë”, tha një zëdhënës i faqes.

Kanali i televizionit RT në gjuhën gjermane fillimisht pranoi një masë ndëshkuese për publikimin e një videoje që binte ndesh me politikat e faqes rreth informimit për Covid-19, duke rezultuar në pezullimin e të drejtës për publikim të materialeve për një javë.

Gjatë periudhës së pezullimit, transmetuesi rus u mundua që të shfrytëzonte një kanal tjetër për ta anashkaluar ndëshkimin për ndalimin e publikimit,

(Kosova Sot Online)