Nokia po rikthen telefonin ikonik

  • A.P /
  • 14 October 2021 - 14:55
Nokia po rikthen telefonin ikonik

Nokia 6310 u lëshua për herë të parë në 2001 me një bateri që zgjaste një javë. Tani, kompania do të sjellë një model të ri të telefonit klasik për të shënuar 20 vjetorin që kur u lëshua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Do të ketë një ekran të madh 2.8 inç 320×240 pikselë, krahasuar me ekranin 1.8 inç 120×160 piksel të origjinalit dhe do të kushtojë 60 paund. Telefoni do të ketë gjithashtu lojën e famshme me gjarpër.

(Kosova Sot Online)