Jesy hoqi dorë nga grupi, zbulohet arsyeja që shkaktoi krisjen e Little Mix

  • A.P /
  • 13 October 2021 - 14:57
Jesy hoqi dorë nga grupi, zbulohet arsyeja që shkaktoi krisjen e Little Mix

Jesy Nelson u largua nga Little Mix pas afro një dekade. Lajmin e bëri me dije një vit më parë nëpërmjet një deklarate, ku shpjegonte se po tërhiqej për të mbrojtur shëndetin e saj mendor. Por vendimi për të hequr dorë nga grupi që i dha famë ishte një shok për anëtaret e tjera.

Një burim është shprehur se Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards dhe Jade Thirlwall, u informuan për vendimin e saj nëpërmjet avokatëve. Ky vendim i papritur ka shkaktuar një krisje mes vajzave, me të cilën nuk kanë folur për një vit.

“Jesy krijoi këtë skenar. Ajo u largua nga grupi pa u thënë drejtpërdrejt vajzave apo menaxhmentit dhe ata edëgjuan për këtë përmes avokatëve të saj. Ata e kanë mbështetur atë për dhjetë vjet dhe e kanë mbrojtur dhe janë të shkatërruar nga e gjithë kjo.”, u shpreh një burim për Daily Mail.

(Kosova Sot Online)