Kjo makinë u shit për vetëm 19 minuta

  • A.P /
  • 17 tetor 2021 - 17:10
Kjo makinë u shit për vetëm 19 minuta

Cadillac ka shitur makinën e parë vetëm 19 minuta pasi hapi rezervimet për automjetin elektrik Lyriq Debut Edition 2023. Megjithatë, kjo nuk është një diçka e re. Ford F-150 Lightning elektrik, mori 44 mijë prenotime në vetëm dy ditë, dhe Cybertruck nga Tesla, mblodhi 41 mijë njerëz në 24 orë.

Lyriq është një EV i shtrenjtë me një çmim fillestar prej rreth 60 mijë dollarësh, mundësohet nga një motor elektrik, i cili është montuar në boshtin e pasmë. Energjia ruhet në një bateri litium-jon me kapacitet 100.4 kWh, e cila sipas kompanisë do të ofrojë një autonomi prej 480 km.


(Kosova Sot Online)