Facebook lançon portofolin e kriptomonedhave/ Do të lejojë përdoruesit të dërgojnë para pa tarifa dhe…

  • E.K /
  • 21 October 2021 - 12:38
Facebook lançon portofolin e kriptomonedhave/ Do të lejojë përdoruesit të dërgojnë para pa tarifa dhe…

Facebook ka filluar të lançojë portofolin e kriptomonedhave Novi në SHBA dhe Guatemalë më shumë se dy vite pasi u prezantua për herë të parë. 

Programi pilot do të lejojë përdoruesit të dërgojnë dhe pranojnë para pa tarifa duke përdorur stablecoin Paxos në bashkëpunim me Coinbase.

Sipas David Marcus, shefit të programit të kriptomonedhave pranë Facebook, testimi pilot do të provojë funksionalitetet kyçe të aplikacioni dhe ta demonstrojë si një mënyrë e përdorimit të stablecoin për pagesa dhe transferta.

Por ajo që bie në sy është se Novi po debuton pa kriptomonedhën Diem të Facebook që duhej të ishte gur themelimi i kësaj iniciative.

Diem më parë njihej si Libra përpara se emri ti ndryshohej në përpjekje për tu distancuar nga Facebook. Por edhe Diem po përballet me presione nga autoritetet dhe ende nuk ka debutuar në asnjë vend.

Libra u kritikua po aq rëndë kur u prezantua edhe pse kishte partnerë të mëdhenj si PayPal, Visa, Mastercard, eBay dhe Stripe. Të gjitha këta emra të mëdhenj u tërhoqën nga projekti vetëm pak muaj pas u prezantua.

Lançimi i ditës së sotme tregon sesa shumë janë reduktuar në shtrirje dhe përmbajtje Novi dhe Diem që kur Facebook zbuloi ambicien e madhe. 

(Kosova Sot Online)