Fatura e zgjedhjeve komunale, test serioz për stabilitetin dhe jetëgjatësinë e Qeverisë

Fatura e zgjedhjeve komunale, test serioz për stabilitetin dhe jetëgjatësinë e Qeverisë

Gani Qarri

  • 21 October 2021 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Interesi i qeverisjes stabile determinon marrëveshje për veprime bashkëpunuese edhe në raport me nivelin qendror, pasi që të gjitha projektet e investimeve kapitale, me interes për zhvillimin lokal, varen nga disponimi dhe përcaktimi politik i nivelit qendror, bazuar në interesin afatgjatë politik dhe strategjik në vend.

Sa u takon vet votimeve, Kosova duhet krenuar me faktin se edhe zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ishin të qeta, me një pjesëmarrje solide të votuesve, të cilat u zhvilluan në një atmosferë plotësisht të qetë, pa asnjë incident dhe tërësisht demokratike, ku u dëshmua se prioritet ka kandidati dhe jo partia, si dikur. Prandaj, përzgjedhja e kujdesshme e kandidatëve, ishte veprimi më i mençur e produktiv, që dha efektet e veta të menjëhershme dhe duke qenë se LVV serish defiloi me kandidatë gjysmë-politik e gjysmë fetar, ajo nuk arriti ta fitoi asnjë komunë të vetme në raundin e parë edhe pse në zgjedhjet nacionale, mori më së shumti vota në gjithë vendin.

Vet fakti se gjysma e komunave do të shkojnë në balotazh, ku shumicën prej tyre pritet ta fitojnë partitë opozitare, medoemos që rezultati zgjedhor për nivelin komunal, do të ndikojë shumë edhe në atmosferën e përgjithshme politike, si dhe raportet ndërmjet pozitës e opozitës në nivel qendror, pasi që në raundin e dytë në balotazh për kryetar do të shkojnë rreth gjysma e komunave me shumicë shqiptare, një realitet ky, që imponon edhe krijimin e marrëveshjeve për koalicione në nivel lokal ndërmjet partive në pozitë dhe opozitë. Interesi i qeverisjes stabile determinon marrëveshje për veprime bashkëpunuese edhe në raport me nivelin qendror, pasi që të gjitha projektet e investimeve kapitale, me interes për zhvillimin lokal, varen nga disponimi dhe përcaktimi politik i nivelit qendror, bazuar në interesin afatgjatë politik dhe strategjik në vend. Për aq më tepër edhe vet puna dhe mbarëvajtja e qeverisjes qendrore, si dhe jetëgjatësia e saj, varet dhe ndikohet jo pak, nga shtrirja e pushtetit dhe bashkëqeverisjes me oponencën parlamentare të nivelit lokal dhe atë qendror të vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".